Kumanovë, banorët e “Lagjes së Trimave” për Portalb: shumë shtëpi janë shkatërruar (FOTO)

Tre orë kemi ndejtur me familjen të ngujuar në shtëpi kur ishte vala e luftës, më pas erdhi policia na mori të gjithve pa dallim dhe na marrë në stacion policor. Kështu shprehet plaku Isa Lutfia për Portalb, banor i “Lagjes së Trimave” pasi është kthyer në shtëpinë e tij pas aksionit policor dy-ditor në këtë vend. Ai është një nga personat shtëpia e të cilit është shkrumbuar.
LEXO: MPB: Përfundoi aksioni në Kumanovë 

“Nuk ka pasur dhunë nga policia po vetëm na kanë përplasur, më pas na kan pyetur çmos në polici dhe na kanë lëshuar. Unë 70 vite jetoj në këtë shtëpi tash është shkatërruar.”shprehet ai.

Shtepite e djegura ne Kumanovë

Sipas tij, gjuajtja ka filluar herët në mëngjes dhe ai ka qenë në shtëpi, por në asnjë moment nuk ka parë kush ka krisur.

“Nuk pamë asnjë njeri. Na dogj policia shtëpinë. Kush ka krisur nuk e di, as lëvizje të njerëzve të panjohur nuk kemi parë më herët. ” thotë ai.
Shtepite e djegura ne Kumanovë

Anesa Aliti, banore e “Lagjes së Trimave” për Portalb thotë se pamjet e para janë të tmerrshme në këtë vend.
“Edhe pse është natë, dallohet shkatërrimi dhe gjaku në rrugë. Vjen era barut. Shumë shtëpi të shkatërruara shohim. Mendoj që askush nuk do të flejë këtu sonte. Banorët vinë, shohin si i kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe lajmërojnë familjarët. Ne nuk do të rrimë sonte këtu edhe pse shtëpia jonë nuk kishte dëmtime” shprehet për Portalb, Aliti.

Hoxha i Kumanovës, Elijasa Muahmudi ka dalë në këtë lagje dhe po verifion dëmet e bëra.
Në rrugë një shitore i ka hapur dyert në shenjë solidariteti shpërndan bukë për qytetarët. Banorët kthehen/Portalb
Foto nga Portalb dhe media tjera.
kumanove

11166043_973252626052561_172988614_n

11208981_973255859385571_1821558121_n

11210266_973255889385568_35814801_n

11225580_973252552719235_871097766_n

11225804_973255396052284_1282824607_n

11225861_973252616052562_712467291_n

11245384_973254299385727_649969487_n

11257714_973253289385828_382531932_n

11262925_973255906052233_436364623_n

11263853_973252529385904_2097160338_n

 

1

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button