Kumanovë, banorët fillojnë të hynë në shtëpitë e tyre (VIDEO)

E plotësuar

Banorët e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë, lagje ku u zhvilluan përleshjet policore më 9 dhe 10 maj kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre. Banorët me të cilët është në kontakt Portalb-i, thonë se disa shtëpi janë shumë të shkatërruara.
“Ndjehet era barut. Ka shumë xhama në rrugë. Shtëpia e jonë nuk ka pësuar por përballë e kemi një shtëpi të rrënuar krejtësisht” thotë banorja e kësaj lagjjeje për Portalb.


Si që duket në video të bërë në ora 18 nga Portalb, banorët e “Lagjes së Trimave” ende nuk lejohen nga policia të hyjnë nëpër shtëpitë e tyre. Policja i thotë popullatës të mbledhur para bllokut policor se duhet të kryhen punët policore dhe më pas mund të hyjnë. “Kini durim” apelon ajo.

Banorët edhe pse të lodhur tregojnë mirëkuptim. Trupat e OSBE-së hyjnë në këtët lagje por mediat nuk lejohen.


Trupat e OSBE-së hyjnë në këtët lagje por mediat nuk lejohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button