Në Kumanovë nesër nuk do të ketë mesim

Shkollat fillore dhe të mesme si dhe kopshtet e fëmijëve nesër nuk do të punojnë, për shkak të gjendjes së sigurisë në komunën e Kumanovës.

Ky vendimi është sjell në seancën e sotme të Shtabit të krizës të Komunës së Kumanovës, ndërsa duhet ta miratoj Këshilli i komunës në seancën e sotme.

“Të hënën e caktuam si ditë jo pune, pasi që në disa shkolla nuk ka kushte për vijimin e mësimit, ndërsa ka edhe nxënës të cilët udhëtojnë nga njëri skaj i qytetit e në skajin tjetër. Ky vendim vlen derisa të marrim sugjerime prej Ministrisë së arsimit dhe derisa të përmirësohet gjendja e sigurisë”, tha kryetari i komunës Zoran Damjanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button