USSH: Të ndalet dhuna ndaj shqiptarëve në Kumanovë

Unioni i Studentëve Shqiptarë reagon kundër situatës aktuale që po mbizotëron në Kumanovë.

“Jeta është stuhi! Në një moment jemi duke u ngrohur në diell, në një moment tjetër e shohim veten tek përplasesh pas shkëmbinjve. Ajo që të bën të zotë në këtë është reagimi ynë kur sheh tek afrohet stuhia. Kumanova është një stuhi më vete që tregon më shumë se aq sa duket.

Shqiptarët nuk janë jetimë. Mos të dukemi kaq të dobët sa të na shfrytëzojnë edhe duke na vrarë! Për çfarë?! Sidoqoftë e cilado qoftë arsyeja, ajo që ne duhet të bëjmë është të jemi të matur dhe në të njëjtën kohë të tregohemi që jemi BASHKË dhe SHUMË… Thjesht është koha për UNITET KOMBËTAR!

Unioni Studentor Shqiptar bën thirrje të ndalet përshkallëzimi i konfliktit dhe sa më shpejt të lirohet të arrestuarit civil të pafajshëm, mes tyre edhe gra dhe fëmijë.

Po ashtu u bëjmë thirrje dhe studentëve që të kyçen më shumë për të qenë në shërbim të banorëve të pafajshëm kumanovarë dhe të mbështesin apelin për ruajtjen e paqes, unitet kombëtar dhe sigurisë qytetare.

Kërkojmë nga faktori ndërkombëtarë që të merr pjesë aktive në zgjidhjen e kësaj krize të sajuar politikisht, krizë e cila si gjithmonë po bie mbi kurriz të shqiptarëve të pafajshëm”, thuhet në reagimin e USSH-së.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button