Lëvizja PDSH: Popullata civile në Kumanovë të qëndrojnë bashkë dhe të ju shmangen provokimeve

Lëvizja PDSH e Zijadin Selës ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Kumanovë.

“Shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet që zhillohen sot në qytetin e Kumanovës.

Apelojme deri tek popullata civile në Kumanovë që të qëndrojnë bashkë dhe të ju shmangen provokimeve të mundshme të disa qarqeve që asnjëherë nuk kanë kursyer popullatën civile për të realizuar qëllimet e tyre. Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme si dhe institucionet e tjera qeveritare të involvuara në këtë situatë të tërhiqen nga zonat e banuara me shqiptarë dhe të mos mbajnë popullatën civile shqiptare në shtet-rrethim.

Kërkojmë urgjentisht ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë, si institucion i vetëm tek të cilët shqiptarët kanë besim, që të ndërhyjnë sa më shpejte dhe mos të lejojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës”, thuhet në reagimin nga Lëvizja PDSH

Lajme të ngjashme

Back to top button