Studentët e Plenumit studentor ftohen në bisedë informative në MPB

Lajmi i fundit vjen nga faqja zyrtare e Plenumit studentor në rrjetet sociale ku informojnë se studentë të plenumit janë ftuar pas mesnate në bisedë informative në MPB. Ende nuk ka informata të sakta se cila është arsyeja kryesore për thirrjen e studentëve në bisedë informative, por Plenumi studentor në rrjetin social Facebook apelon që studentët të cilët do të thirren në bisedë informative mos japin deklarata pa praninë e avokatit dhe mos nënshkruajnë asgjë.

Plenumi studentor mbrëmë në orën 23:00 protestoi para leximores vëllezërit Milladinovci në Shkup në shenjë revolti kundër brutalitetit policor, duke bllokuar për një periudhë rrugën kryesore Partizanski Odredi.

Foto: Vanço Xhambaski
Foto: Vanço Xhambaski

Foto Vanço Xhambaski (2) Foto Vanço Xhambaski (3) Foto Vanço Xhambaski (4) Foto Vanço Xhambaski (5)

Lajme të ngjashme

Back to top button