Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme do ta vazhdojë bojkotin

Nxënësit e shkollave të mesme të cilët e bojkotojnë mësimin, sot dhe të hënën do të kthehen nga një ditë nëpër shkolla, siç thonë, për ta rikthyer bojkotin, sepse në pajtim me ligjin, përderisa 25 ditë mungojnë paarsye atëherë përjashtohen nga shkolla. “Kërkesat tona janë të fuqishme dhe të vendosura, mbesim në të ­ arsim më të mirë për të gjithë në Maqedoni”, deklaroi Aleksandar Millevski nga Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme në konferencën e sotme për shtyp në kampin e improvizuar përballë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Millevski u bëri thirrje ministrit me portofol Abdylaqim Ademi dhe zëvendësit të tij Spiro Ristovski që të hënën në orën 13:00 të vijnë në takim me nxënësit e shkollave të mesme. Sipas Jasna Shoptrajanova nga plenumi prindëror, shikuar në mënyrë të drejtë mungesa e nxënësve nga mësimi në 25 ditët e fundit aspak nuk është e arsyeshme, e as nuk duhet të konsiderohet si mungesë, përkundrazi, nxënësit e shkollave të mesme, siç theksoi, asnjëherë nuk kanë munguar në procesin arsimor. Ajo i vlerësoi si jo të suksesshme pilot negociatat nga takimet e deritanishme të organeve kompetente me nxënësit për tejkalimin e situatës.

Fillimisht arsyeja për bojkotin ishte kërkesa që matura shtetërore të jepet sipas konceptit të vjetër, të mos jetë elektronik dhe lënda e matematikës të mos e obligueshme. Kjo kërkesë pas takimit me organet kompetente u pranua, por vetëm për këtë vit.

Kjo nuk ishte e mjaftueshme që nxënësit ta ndërprejnë bojkotin sepse, siç thonë, ende nuk është plotësuar edhe kërkesa e tyre e dytë ­ testimi ekstern të vendoset në pritje dhe të mos shënohen nota në dëftesa. Në vend të kësaj, e propozojnë modelin slloven sipas të cilit testimi ekstern është anonim dhe statistikor, ndërsa shërben vetëm për konfirmimin e dobësive në sistemin arsimor.

Lajme të ngjashme

Back to top button