DOM mori vendim për tu larguar nga koalicioni qeverisës

­ Në seancën e Këshillit Qendror të DOM të mbajtur mbrëmë pas shqyrtimit të situatës aktuale politike është marrë vendim për të dalë nga koalicioni qeverisës. DOM sot njoftoi se është konstatuar se me këtë hap partia do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës së thellë politike që po kërcënon stabilitetin e Republikës së Maqedonisë.

“Ne besojmë se në këtë mënyrë do të inicojmë një sërë lëvizjesh konstruktive politike, të cilat do të çojnë në zgjedhje të parakohshme. Këtë e shohim si e vetmja mënyrë për të kanalizuar revoltën civile të akumuluar”, shkruan në deklaratën e DOM-it.

Vendimi i DOM-it për dalje nga koalicioni, shpjegohet, vjen si përfundim logjik pas të gjitha reagimeve në përmbajtjen e incizimeve që i transmeton opozita.

“Për këtë shkak DOM ofron zgjidhjen e krizës politike me dy procese paralele ­ ligjore dhe politike, të cilat do të fillonin me dorëheqjen e prokurorit publik, kthimin e opozitës në Parlament dhe zgjedhja e prokurorit të ri me konsensus. Të gjitha rastet t’i ndjekë Komiteti anketues në Parlament”, shpjegohet më tej në kumtesë. DOM njofton se edhe në Parlament edhe në nivel lokal do të veprojë në mënyrë të pavarur dhe konstruktive, në përputhje me prioritetet e saj programore.

Lajme të ngjashme

Back to top button