Maqedoni, gazetarët: Ambient i trishtueshëm politik!

Gazetarët e shqetësuar komentojnë përgjimet të cilat u publikuan nga opozita maqedonase lidhur me aksidentin e gazetarit Nikolla Mlladenov. Ata vlerësojnë se zbulimi i këtyre regjistrimeve telefonike, e bën edhe më të trishtueshëm ambientin politik në Maqedoni.

“Përgjimet e sotme kanë shpërfaqur edhe një herë mungesën e vlerave morale të drejtuesit e politikës. Mendoj se rasti nuk duhet parë vetëm nga prizmi se çfarë mund t’i ndodhë një gazetari, por çfarë mund t’i ndodhë një njeriu dhe se si drejtuesit e shtetit tallen me fatet tona”, tha për Portalb, Ismail Sinani, kryeredaktor i televizionit ERA.

Ai shtoi se  parashtrohet pyetja se çfarë u ka ndodhur dhe çfarë mund t’u ndodhë atyre që nuk kanë ‘emër’.

“Vdekja e gazetarit Nikolla Mlladenov dhe zbulimi i këtyre regjistrimeve telefonike, e bën edhe më të trishtueshëm ambientin politik në Maqedoni. Ndoshta Mlladenovi nga të gjithë që kanë vdekur deri më sot në raste të këtilla, është më me fat, ngase të paktën rasti i tij po debatohet në publik, mirëpo parashtrohet pyetja se çfarë u ka ndodhur dhe çfarë mund t’u ndodhë atyre që nuk kanë ‘emër’” shtoi Sinani.

Kryeredaktoi i gazetës KOHA, Besim Iljazi thotë për Portalb se aksidenti i gazetarit Mlladenov që nga fillimi është shoqëruar me shumë dyshime.

“Rasti i aksidentit tragjik ku humbi jetën gazetari Nikolla Mlladenov që nga fillimi është shoqëruar me shumë dyshime. Këto dyshime do të vazhdojnë edhe tani pas publikimit të përgjimit për rastin e Mlladenovit nga ana e Zevit, dhe kjo jo për faktin se aty nuk dëgjuam diçka konkrete ose te re që ne gazetarët nuk e dinin ose që nuk është thënë në opinion, por për faktin se në parim kur humbin njerëz të mëdhenj, ashtu siç ishte gazetari Nikolla Mlladenov, gjithmonë shuarja e tyre shoqërohet me vello të misterit” ,tha Iljazi.

Sipas Iljazit për t’i eliminuar të gjitha dyshimet, mendoj se ky rast duhet të rijetohet.

“Ajo që mbetet është se  organet kompetente duhet të eliminojnë çfarëdo dyshimi dhe nga përgjimi vet u pa se hetimet kanë mundur të zhvillohen më mirë. Dhe për t’i eliminuar të gjitha dyshimet, mendoj se ky rast duhet të rihetohet “, tha ai.

Zoran Andonovski nga Meta.mk thotë se dyshimet për aksidentin e Mlladenovit gjithmonë ekzistonin, si dhe thekson se me përgjimet po zbulohet sjellja dhe trajtimi i funksionarëve ndaj gazetarëve.

“Incizimet vetëm arsyetojnë pyetjet të cilat të gjithë ne i parashtruam dhe i parashtrojmë dy vite pas vdekjes se Mlladenov. Ato gjithashtu treguan edhe sjelljet e funksionarëve të lartë shtetëror, të cilët ne i paguajmë, me ne gazetarët. Për çfarë ata na konsiderojnë, si na thërrasin, manipulojnë dhe me çfarë nofkash na etiketojnë”, tha Andonovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button