Rrezikohet gara presidenciale për Nicolas Sarkozy

Gjykata pariziene e apelit lejon përdorimin e përgjimeve telefonike kompromentuese që i përkasin ish presidentit francez Sarkozi dhe avokatit të tij Tieri Herzog.

Për shkak të këtyre përgjimeve në muajin korrik të nëj viti më parë lideri I UMP-së, tashmë Republikanëve, u akuzua për korrupsion dhe dhunim të sekretit institucional. Një vendim i gjykatës ky që zhbllokon procesin e ngrirë prej muajsh. Avokati i Herzog u shpreh se do të apelojë vendimin në gjykatën kushtetuese për të mbrojtur në këtë mënyrë informacionet mes avokatit dhe klientit.

Sarkozi i cili shprehet se është i qetë, dyshohet se u përpoq të bindte një gjykatës, nëpërmjet avokatit të tij, që të bënte presion për orientimin e një vendimi të kushtetueses për çështjen “Betenkour”. Bëhej fjalë për rryshfete që trashëgimtarja miliardere e Loreal i kishte dhënë politikanëve. Nëse Sarkozi do të jetë sërish pjesë e një procesi gjyqësor ai nuk mund të garojë për president në 2017-ën.

Lajme të ngjashme

Back to top button