VMRO- DPMNE: Mbështesim hetim të ri për Mlladenovin

VMRO-DPMNE-ja mbështet institucionet kompetente për zbatimin e një hetimi të ri për rastin tragjik të vdekjes së gazetarit Nikolla Mlladenov, reagoi partia e Gruevskit ndaj konferencës për shtyp të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev në të cilën prezantoi materiale dhe dëshmi nga vdekja e gazetarit Nikolla Mlladenov.

“Nuk kemi asnjë dilemë se në këtë rast është vepruar me përgjegjësi, por për shkak të nevojës së besimit të tërësishëm në procedurat dhe institucioneve mbështesim hetim të ri, nën mbikëqyrje të gazetarëve të përfaqësuar nga shoqatat, njerëz të familjes, me përfshirjen e ekspertëve siç jemi angazhuar çdo herë në periudhën e kaluar për epilog juridik”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas VMRO-DPMNE-së në konferencën e sotme “Zoran Zaev përsëri publikoi materiale të prera dhe të krijuara përmes të cilave bën keqpërdorim klasik të vdekjes tragjike të njeriut, ashtu siç bën në rastin me zbardhjen e vrasjes së Martin Neshkovskit”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shum bukur, sipas kësaj tel. të cilat i paraçet z.Zaevi VMRO- DPMNE i pranojn të vërteta, mbështesin një hetim të ri, atëher le të mbështesin edhe një hetim të ri me prokuror dhe ekspert kriminolog të pamvarur nga Qeveria edhe për rastin e Brodecit,Martin Neshkovskin, rastin e Sopotit dhe të liçenit të Smilkovcit etj.etj.!kështu të del e vërteta për të gjith në shesh të dëmtuarit të dëmshpërblehen kurse ata të cilët kan fsheh dhe kan kry krime, bastisje nëpër prona private, malltretime nëpër Familje të pa fajshme të denohen ashpër si urdhëdhënësit ashtu edhe ata çë kan vepru.

Back to top button