Maqedonia e vetizoluar në qorrsokakun  integrues të BE- së dhe NATO-s

Ngjarjet e fundit që tronditën skenën politike në Maqedoni, me rastin e përgjimeve të zyrtarëve të saj , përfshirë vet Kryeministrin dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar,  si sdhe  implikimet serioze në krim të organizuar, korrupcion, falsifikim zgjedhor, presion ndaj mediave, porcese të montuara, dhe hakmarrje politike, flasin edhe për një periudhë të errët dhe me pasoja serioze për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.  Afera e përgjimeve zbuloi realitetin e hidhur politik, politikbërjen jashtë të gjitha parimeve demokratike, funksionimin burokratik dhe diktatorial, ndikimin  absolut në gjygjësi dhe prokurori. Me gjithë respektimin e parimeve juridke dhe  prezumimit të pafajsisë, është e pamundur të jesh indiferend ndaj një veprimi antiligjor, tani të zbuluar nga shpalosja e “bombave” që hapësirën politike në Maqedoni e shndërruan në një arenë debatesh mes spektrit politik, aktorëve të saj, mediave, sektorit civil etj. Madje ngjarjet e fundit alarmuan edhe bashkësinë ndërkombëtare dhe shumë organizata të tjera që kanë pergjegjësi politike, sidomos për ato vende që janë pretendente për t’iu bashkuar familjes së madhe europiane.

Bombat , përgjimet, dhe puçi.

Ngjarjet aktuale politike ishin të karakterizuara me të ashtuquajtura nocione te reja në politiken e Maqedonisë. Kjo politikë, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, aktualitetin politik e emëroi me të ashtuquajturin “puç” duke dashur të imponojë tezën e një puçi të organizuar nga opozita e LSDM-së me të ashtuquajturat shërbime të shteteve të huja, duke përgjuar zyrtarë të lartë e  sipas tyre duke dashur të rrënojë institucionet  dhe shtetin Nga ana tjetër opozita maqedoase, e kryesuar nga LSDM-ja i aktivizoi “bombat” e saja që ishin të karakterizuara me përgjime të shumta, që nëpërmjet fakteve ,ato edhe u zbuluan para opnionit vendas dhe të huaj. Pra, në njerën anë kishim,, puçin,, i cili në asnjë mënyrë nuk u argumentua dhe nuk u zbulua se cilat ishin ato shtete të huaja që nëpërmjet shërbimeve të veta kishin bashkëpunuar me opoziten,  nuk u sqarua gjithashtu se cili do të ishtë efekti apo interesi i atyre shteteve, pra gjithçka ngeli paradoks dhe enigmë në tentativë. Pushteti dhe Qeveria në asnjë moment nuk e mohuan autenticitetin e përgjimeve,edhe pse akuzojnë se bisedat mund të kenë konstrukcione apo montime.

Një tezë tjetër ,që nga fillimi i shpalosjes së përgjimeve ,ishte ajo se,, bombat’’ e shpërthyera të Zaevit do t’i rrezikonin marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Një  paragjykim i tille nuk ishte gjë tjetër, veçse për të frikësuar qytetarët e saj për gjoja një konflikt tjetër mes dy etniteteve. Nga ana tjetër LDSM-ja dhe lideri i saj për shpërthimin e,, bombave’’ dhe zbulimin e së vërtetës për Maqedoninë, lansoi  idenë së këto përgjime do t’i afronin më shumë shqiptarët dhe maqedonasit të cilët në të shumtën e rasteve paraqiten si viktimë e përbashket e regjimit dhe e politikës së udhëhequr nga Qeveria dhe krerët e saj.  Nëse bëjmë një analizë në restrospektivë të aferës së përgjimeve dhe indikacionet e saja që mund të kenë te qytetarët e RM, deri në këtë moment teza e Kryeministit dhe e VMRO-se për  tensionim të marrëdhënieve nderetnike nuk është aspak e vertetë, përkundrazi, shqiptarët dhe maqëedonasit si asnjëherë më pare janë bashkuar rreth të vertetës për Maqedoninë. Kurreshtja e tyre për t’i prekur të vërtetat, tanimë i ka afruar më shumë. Flamuri kombëtar shqiptar në disa mitingje të organizuara nga LDSM-ja është një risi që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Pra, shpërthimi i,, bombave’’,siç duket, do jetë fatal për krerët e Qeverisë ,e aspak për qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm të Maqedonisë.

,,Bombat’’ në optikën e partive politike shqiptare.

Shpërthimi i “bombave” padyshim që i kishte prekur edhe zyrtarët politikë shqiptarë të pozitës dhe opozitës aktuale. Këto” bomba”  zbuluan edhe paaftësinë e përfaqësuesëve shqiptarë të cilët paraqiten të përbuzur dhe të nënçmuar në të shumtën e rasteve. Si përfaqësues të shqiptarëve, ata nga kolegët e tyre maqedonas janë emëruar më emra të ndryshëm ofendues edhe ate: “shiptari”,” indijanci”,” dui mui” etj. Kjo formë ofenduese tregon edhe urrejtjen organike të një pjese të zyrtarëve maqedonas të cilët pa fije turpi i ofendojnë  vetë kolegët e tyre shqiptarë, duke dashur t’i shërojnë edhe frustracionet ndaj tyre.  Është e patolerueshme që dikush të tentojë të amnestohet nga përgjegjësia kolektive e Qeverisë, me rastin e përgjimeve. Partia shqiptare në pushtet është pjesë e pandashme e kësaj përgjegjësie,pikërishtë pse vazhdon edhe mëtutje të mbetet brenda koalicionit. Me këtë rast, kjo Parti ,ne bazë të përgjimeve i tregoi  elektoratit të vetë edhe mënyrat e politikbërjes, duke filluar nga kompromiset për funksionarët, prokurorët, gjykatësit etj.,  e deri te rastet e montuara politike, siç është edhe ai  ai i Sopotit.  Fatkeqësisht,, bobmat’’ e shpërthyera treguan edhe veprimin e dyzuar të Partisë parlamentare opozitare shqiptare, parti kjo, që kishte vulosur partneritetin dhe besnikërinë  me këtë Qeveri ,që nga ajo qe degjuam, i ngjan një qeverie të një shteti diktatorial dhe aspak demokratik. Lëvizjet e reja politike shqiptare e kanë shansin historik, jo vetëm për të përfituar nga ky  këtë rast, por thjesht për ta demaskuar faktorin e deritanishëm  politik shqiptar, të cilët në njërën apo tjetrën mënyë, kishin kontribuar në veprimin destruktiv të kësaj Qeverie,e aspak në realizimin e të drejtave të shqiptarëve që duhej të ishin edhe rezultat i Marreveshjes së Ohërit. E gjithe kjo situatë imponon bindjen se është koha që shqiptarët ta shfrytëzojnë  shansin e fundit politik, duke u dhënë përkrahje forcave të reja progresive kombëtare  që të marrin në dorë fatin e shqiptarëve, që shpeshëherë ishin  viktimë e proceseve të montuara politike dhe cak i ofendimeve të rënda.

Për hirë të realiteti, ,, bombat’’ zbuluan një fakt të ndërsjellë mes etniteteve. E para, maqedonasit duhet të  jenë bindur se të drejtat e shqiptarëve, implementimi I Marrëveshjes së Ohërit, përfaqësimi adekuat dhe kualitetiv nëpër institucione, përdorimi i gjuhës shqipe, i simboleve, si dhe ndarja reciproke e buxhetit, nuk janë elementë  që rrezikojnë ndërtimin demokratik të shtetit, përkundrazi, të gjithë këto e forcojnë shtetin më shumë në rrugën e integrimit në BE dhe Nato.   Ky pushtet,me veprimet e një qeverisjeje korruptive e destruktive,veprime këto,që u dëshmuan përmes aferë së përgjimeve, ka qenë po aq i dëmshëm edhe për vetë maqedonasit, gazetarët ,dhe sektorin civil. Pra, konstatimi i përgjithshëm është se pushteti nuk e  ka zgjedhur as formë e as mënyrë për t’i përgjuar të gjithë ata që i janë pjesë shoqërisë së këtij shteti të përbashkët.

BE dhe SHBA-TE, shpresë dhe kërkesë për të qenë pjesë e zgjidhjes së problemit

Tanimë, rasti i fundit i përgjimeve dhe zbulimi i mënyrës katastrofale të politkbërjes në Maqedoni, ka dhënë një alarm edhe në instucionet ndërkombëtare. Ndërkombëtarizimi i këtij fenomeni të shëmtuar në përmasa aq të mëdha, flet për seriozitetin e kësaj ngjarje, për domosdoshmërinë e intervenimit politik dhe diplomatik. Është e patolerueshme për vetë misionin e BE që të lejojë që një shtet kandidat për në BE, të sillet si “gangster” me vet qytetarët e tij dhe sistemin politik e juridik të vetë shtetit.

Takimi i zyrtarëve  të pozitës dhe opozitës  maqedonase në Bruksel, fatëkeqsisht pa përfshirjen e faktorit shqiptar është një hap i vogël por jo aq i rëndësishëm për procesin.  Mendoj se të këtilla takime për biseda, me zyrtarë që realisht janë të përfshirë në aferat  korruptive dhe kriminale nuk janë efektive dhe nuk mund të japin rezultate.  Vizita    e ndihmës sekretarit  amerikan për Evrope dhe Euro Azi, z. Hot Jin, ishte një sinjal i rëndësishëm për aktualitetin politik i cili dha mesazhe serioze se si shteti duhet të dalë sa më shpejt nga kriza politike. Pra, i gjithë ky angazhim ndërkombëtar I faktorit dhe institucioneve ndërkombëtare, kulmoi edhe me deklaratën e ambasadores së Gjermanisë, Kristine Allthauser e cila ishte më e ashper ndaj Qeverisë ,madje duke apostrofuar edhe dorëheqjet e vetë krerëve shtetëror.” Të gjithë qytetarët dhe taksapaguesit e  Maqedonisë janë viktimë e sjelljes klienteske partiake nga ana e instucioneve shtetërore”, ishin fjalët e ambasadores së Gjermanisë, shteti ky , më i  rëndësishmi i  Unionit Evropian. Pra, me disa fjalë  ,ndodhitë e fundit,  jo se e kanë ngadalësuar procesin integrues, por realisht ,e kanë frenuar, edhe atë në kohë ta pacaktuar.  Tanimë problemi i Maqedonisë në rrugën e integrimit nuk është vetëm  ai i jashtmi, me kontestin e emrit me Greqinë, por, tani Maqedonia ballafaqohet edhe me probleme të brendshme që kanë depërtuar në vet kreun e pushtetit dhe në institucionet e tij.

Epilogu

Qytetarët e Maqedonisë  presin epilogun e kësaj ngjarje të pazakontë dhe të panjohur gjer më tani me këtë përmasë  në historinë e politikës moderne. Paralajmërimi i protestave masive të opozitës parashihet të jetë kulminacioni  i shprehjes së paknaqësisë. Zgjidhjen e kësaj krize, që po e trondit vet shtetin ,me tërë institucionet e tij, e shohim në formimin e një Qeverie kalimtare të ekspertëve që do t’i përgatisë zgjedhjet e jashtëzakonshme që do mbahen në klimë demokratike përmes një procesi të mirëfilltë zgjedhor.

(autori është doktorant në AP-UEJL, Shkencat politike)

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Partite politike Shqiptare (pozita dhe “opozita” aktuale)ne gjithe kete proces shkatrimtare te te gjitha vlerave civilizuese luajne rolina e spektatorit indiferent,per te mos thene rolin e Hienave.Prandaj ,pjesa tjeter intelektualve, politikanve Shqiptare ,sektorit civil,shoqatave te ndryshme jo qeveritare duhet te jete aktive dhe koherente ne kete situate te rende per gjendjen e popullates Shqiptare na Maqedoni.Prandaj nese nuk veprohet ne momentin dhe kohen e duhur ndryshimet nuk mund te ndodhin ,ose ndodhite do te jene te disfavorshme.

  2. Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

Back to top button