Mot i vranët me shi dhe erë të përforcuar

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë, veçanërisht në pjesët veriore dhe lindore të vendit.

Lokalisht pritet që proceset të intensifikohen me shkarkime të forta elektrike dhe shi të rrëmbyeshëm, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia për dukuri të izoluar të breshërit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 10 deri në 17, ndërsa ajo ditore nga 25 deri në 32 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16 ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 29 gradë Celsius.

Të premten do të ketë stabilizmi kalimtar të motit me erë mesatare veriore, ndërsa gjatë uikendit do të ketë reshje të përkohëshme të shiut.

Lajme të ngjashme

Back to top button