Han: Situata në Maqedoni i shkakton dhimbje koke BE-së

Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim të BE-së, Johanes Han sot tha se situata në Maqedoni i shkakton dhimbje koke Bashkimit Evropian, duke potencuar se shumë punë duhet të zgjidhen, e të cilat janë kyçe për rrugëtimin e Maqedonisë drejt BE-së.

“Në përgjithësi mund të them se situata në Maqedoni është shumë serioze dhe krijon shumë dhimbje koke për neve, sepse nuk është më e pranueshme të kemi një situatë ku opozita nuk është në parlament, dhe ekziston afera e përgjimeve e cila duhet të zgjidhet nëpërmjet një hetimi të thellë. Apelojmë që të ketë trajtim politik të kësaj pyetje në parlament, me krijimin e Komitetit për hetuesi, dhe gjithashtu të ketë hetueshmëri të mëtutjeshme të rastit kriminal. Mendoj se këto janë shtyllat kryesore të kushteve që duhet të plotësoj vendi për rrugëtimin e tij drejt Evropës”, tha Han, i cili shtoi se nuk duhet lejuar që situata të përkeqësohet më shumë.

Han tha se të gjitha palët duhet të marrin përgjegjësinë dhe të ecin me hapa urgjent drejt një zgjidhje, duke rindërtuar kështu dialogun politik dhe të kthejnë besueshmërinë e institucioneve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button