Zaev porositi Gruevskin: Problemi është te ti, prandaj ik!

Lideri i opozitës, Zoran Zaev ka porositur kryeministrin Nikolla Gruevski, se është vetë ai i cili duhet të largohet nga posti dhe se kriza nuk do të zgjidhej me ndërrimin e zyrtarëve të cilët Gruevski i quajti të lodhur dhe që sipas tij duhet të rifreskohen.

“Gruevski duhet të jep dorëheqje dhe vetëm në atë mënyrë do të normalizoheshin punët në Maqedoni deri në qëllimin final, përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Nuk bëhet fjalë për kërkesa tonat, nëse dikush do ta kënaq dikë ose jo, por bëhet fjalë për çlirimin e Maqedonisë nga prangat e regjimit autokrat që është vendosur në shtet. Regjimi autokrat është vendosur nga Nikolla Gruevski dhe jo nga individ të cilët kanë shkelur ligjin. Problemi është vetë Nikolla Gruevski”, ka thënë Zaev në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, Gruevski deklaroi se ekipi që fiton nuk ndryshohet, por edhe me lojtarët që lodhën, nëse nuk ndryshohen ose pushojnë, ekipi nuk do të mund të vazhdojë të fitojë

Lajme të ngjashme

Back to top button