Grida Duma, reklamon detin grek në posterin e vjedhur nga Sarkozy
Ky është posteri elektoral i kandidates së Partisë Demokratike Grida Duma, ku në sfond të sloganit “Punë dhe Dinjitet” shfaqet deti Egje.
Zgjedhja për të përdorur një peizazh grek në posterin elektoral të Dumës vjen e pazakontë në kushtet kur Shqipëria ka pamje të rralla bregdetesh të cilat janë vlerësuar edhe nga media e agjenci turistike prestigjioze.
Por jo vetëm kaq. Sfondi dhe kompozimi i të gjithë posterit të fushatës është kopjuar nga ish-presidenti francez Sarkozy. Ky është posteri i Sarkozy për garën elektorale të vitit 2012 në Francë, i cili po ashtu është kritikuar në vendin e tij për të njëjtën arsye pasi kundërshtarët e tij zbuluan faktin që sfondi i posterit elektoral reklamon një det grek në vend të atij francez.
Kjo është një gafë e dyfishtë e kandidates së aleancës së djathtë Grida Duma, e cila jo vetëm shpërfill pasuritë tona natyrore, por mbi të gjitha përdor për fushatë një poster të kopjuar, raporton gazeta Shqiptarja.