SHBA: Shpallet tërheqja e ndalesës së qarkullimit

Prefektja e qytetit Baltimorë, në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara, sot e ka shpallur tërheqjen e orës policore gjatë natës, që ishte imponuar javën e kaluar, pas dhunës që kishte shpërthyer gjatë protestave lidhur me vdekjen e një të riu zezak, i cili kishte vdekur nga plagët, derisa ishte në arrest policor.

“Efektivisht menjëherë, e kam shfuqizuar urdhërin tim” për imponimin e ndalesës së qarkullimit, tha prefektja, Stephanie Rawlings-Blake, në rrjetin Twitter.

Mbrëmë në Baltimorë është mbajtur një protestë e qetë, pas vendimit të autoriteteve për t’i akuzuar gjashtë policë, lidhur me vdekjen e 25 vjeçarit, Freddie Gray, më 12 prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button