Gruevski nuk dëshiron ta lëshojë timonin e VMRO-së

Partia VMRO-DPMNE nesër do të zhvillojë kongresin partiak në Kumanovë, ku lideri i deritanishëm Nikola Gruevski është i vetëm në garën për një mandat të ri. Organet partiake informuan sot deri pasdite është dorëzuar vetëm kandidatura e Gruevskit dhe nuk ka kandidatë të tjerë që synojnë kreun partiak.

Më tej thuhet se pas kandidaturës së tij qëndrojnë themelues, shumica absolute e delegatëve, degëve partiake dhe forume tjera partiake. Por, paralelisht në anën tjetër po zhvillohet një lëvizje e re e dalur nga kjo parti, e cila synon që të promovojë frymën e re tradicionale të VMRO-DPMNE. Kjo lëvizje po udhëhiqet nga ish-shefi i diplomacisë Nikola Dimitrov dhe disa përkrahës të tjerë.

LEXO: Së shpejti rikonstruim i Qeverisë?IKO

Lajme të ngjashme

Back to top button