Ku është zhdukur kryeministri: 45 ditë nuk është Gruevski që të hedh lopatë?

Gati një muaj e gjysmë kryeministri Nikolla Gruevski nuk del në opinion që të hap ndonjë investim të ri apo të prej ndonjë shirit të kuq.

Herën e fundit kryeministri është vërejtur duke përuruar investim të ri më datën 15 mars të këtij vitit ( e shtunë ) në fillimin e ndërtimit të gazsjellësit magjistral, aksi Kleçovc- Bllok stacioni 5, që është pjesë e projektit për ndërtimin e sistemit nacional të gazsjellësit në R. e Maqedonisë.

Më herët më 8 mars të këtij viti ai lëshoi në përdorim fushën sportive të SH.F “Kuzman Josifovski Pitu”.

Më 28 shkurt ishte prezent në promovimin e titujve të ri të projektit “Përkthimi i 1000 librave profesionale dhe shkencor” ndërsa një ditë më herët më saktë më 27 shkurt përuroi sallën e sportit në shkollën “Goce Dellçev” në fshatin Lubancë.

Një prej përgjigjeve pse nuk është kryeministri në këto ngjarje është edhe  seria e tribunave që i organizon VMRO DPMNE nëpër Maqedonia të cilat filluan më 15 mars të këtij vitit, ditën kur kryeministri është zhdukur nga përurimi publik i objekteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button