Një automjet me shpejtësi të madhe përplaset me veturën e Zaevit

Një automjet sot është përplasur me veturën e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, mëson A1on.

Në ato momente vetura është drejtuar nga shoferi i Zaevit, ndërsa me të ishte edhe gruaja e shoferit të kryetarit të LSDM-së.

Nga përplasja është dëmtuar automjeti, ndërsa gruaja dhe shoferi kanë marr lëndime dhe ka përfunduar ën spitalin e Strumicës.

Automjeti është përplasur me veturën e Zaevit me një shpejtësi të madhe.

Nga Stacioni Policor i Strumicës nuk paraqiten për të konfirmuar rastin, ndërsa nga LSDM-ja kanë konfirmuar një ngjarje të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button