LSDM: Vendimi i prokurorisë vjen drejt për drejt nga Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov

Lidhja social demokratike nuk është e befasuar nga vendimi i Prokurorisë publike, për atë si thuan, rastin e montuar ‘Puç’.

“Ne, me dëshmi dhe me argumente publikuam se nën çfarë kontrollit të pushtetit ekzekutiv është i tërë sistemi në Republikën e Maqedonisë.

Prokuroria publike në periudhën prej 30 ditëve, duke filluar nga 24 prilli duhej që të sillte vendim- ose të sillte një akt hetues, ose ta hidhte padinë penale të MPB për rastin që e montoi.

Vendimin, Prokuroria publike e solli vetëm për gjashtë ditë, prej gjithsej 30 ditëve që i kishte në disponim për sjelljen e vendimit”, thuhet ndërmjet tjerash në njoftimin e LSDM-së.

“Vendimi i cili në mënyrë të shpejtë dhe maksimale vjen drejt për drejt nga Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov, të cilët janë nxënë në prishjen e rendit kushtetues dhe krimeve mbi qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Ajo që tani e presim është edhe sjellja e vendimit kundër liderit të opozitës dhe personave tjera që gjenden në paraburgim”, potencuan nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button