Sh.f. ‘Kongresi i Manastirit’, gati për disa ditë

Objekti i ri i Shkollës fillore ‘Kongresi i Manastirit’ që graviton në Komunën Çair, nuk do ti hap dyert për nxënësit në ditën e parë të vitit shkollor 2013/2014. 

Fillimin e vitit shkollor nxënësit do ta fillojnë sërish në barakat e vjetra të shkollës ku edhe kanë mësuar deri tani.

‘Presim të na sjellin inventarin e ri, ndërsa akoma nuk është rregulluar obori i shkollës, ndaj dhe nuk mund të fillojmë vitin shkollor në objektin e ri, janë në pyetje ditët dhe të transferohemi në objektin e ri’ thonë përfaqësues të shkollës.
Shkolla e cila është në ndërtim e sipër është paraparë të jetë për afër 800 nxënës.

Ky projekt ka filluar të realizohet në vitin 2009, ndërsa ashtu siç ishte paraparë punimet realizohen në tre faza. 

Punimet e objektit ishin ndërprerë disa herë për shkak të mungesës së mjeteve.

Shuma prej 2 milionë euro përfshinë vetëm ndërtimin e objektit të shkollës, ndërsa salla sportive do të ndërtohet pasi të ketë përfunduar objektit në tërësi, dhe atë me mjete shtesë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button