Lirohen 160 persona nga duart e Boko Haram-it

Ushtria nigeriane thotë se ka liruar edhe një numër të konsiderueshëm të njerëzve nga grupi famëkeq Boko Haram, në ofensivën e fundit që kjo ushtri ka ndërmarrur kundër grupit, raporton BBC.

Gjatë aksionit një grua ka vdekur, dhe disa persona të tjerë janë lënduar përderisa nëntë baza të mbajtura nga grupi Boko Haram, ka thënë zëdhënsja e ushtrisë nigeriane, Sanu Usman.

Usman për BBC ka thënë se 100 nga 160 të shpëtuarit gjatë këtij operacioni kanë qenë burra dhe djem të rinj, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, pak javë më herët, ushtria nigeriane thotë se ka liruar më shumë se 300 gra dhe fëmijë nga Boko Haram-i.

Lajme të ngjashme

Back to top button