Protesta kundër dhunës policore në disa qytete amerikane

Mijëra persona në Baltimore, Washington dhe New York të SHBA-së kanë protestuar kundër dhunës policore dhe në shenjë nderimi ndaj afro-amerikanit, Freddie Gray, i cili humbi jetën në spital, pasi u arrestua nga policia dhe u dërgua për ndihmë mjekësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në orët e mbrëmjes mijëra persona në Baltimore të cilët janë mbledhur në stacionin e trenit kanë marshuar drejt ndërtesës së Bashkisë ku dhe është vërejtur se shumica e tyre kanë qenë studentë të universiteti. Protestuesit kanë veshur bluzat me mbishkrime “Edhe jeta e personave me ngjyrë është e çmuar” dhe kanë kërkuar drejtësi për rastin Gray.

Gjatë protestave nuk ka patur akte të dhunshme, por njoftohet se afërisht 16 persona janë ndaluar. Në qytet është vendosur përsëri rregulli për të mos dalë në rrugë nga ora 22.00 deri në 05.00, ku është vërejtur se qytetarët kanë zbatuar këtë rregull.

– Protesta në Washington-

Edhe në Washington të SHBA-së ka patur protestë, ku afërsisht 1 mijë persona janë mbledhur në Chinatown dhe kanë marshuar deri në Shtëpinë e Bardhë.

Në marshimin e organizuar nga organizatat Kombi i Islamit, DCFerguson dhe Bashkimi Kombëtar i Afro-amirkanëve edhe pse ka patur pjesëmarrje nga të gjitha sferat është vërejtur se ato kanë qenë me shumicë dominante nga të rinjtë afro-amerikanë.

Protestuesit kanë hedhur slogane të ndryshme si “jeta e personave me ngjyrë është e çmuar”, ” do përpiqemi deri sa të ketë liri nga Baltimore e deri në Washington”, “Media në vend që të ndjekësh xhamat e thyer, ndjek eshtrat e thyera”.

Protestuesit të cilët kanë qëndruar për një kohë para Shtëpisë së Bardhë më pas janë shpërndarë pa krijuar incidente.

– Protesta në New York-

Qindra persona të cilët u mblodhën në sheshin “Union” në New York kanë nisur protestën e tyre nën masa të forta sigurie të policisë. Protestuesit të cilët kanë patur objektiv dhunën policore gjithashtu kanë hedhur slogane si “drejtësi për Freddie Gray”, “çdo vend është Ferguson, çdo vend është Baltimore” dhe ka hapur pankarta me shkrimet “Edhe jeta e afro-amerikanëve është e çmuar”.

Pas fjalimeve të mbajtura nga personat që kanë qenë objekt i dhunës policore, protestuesit tentuan ta zhvillonin protestën jashtë sheshit të rrethuar me barrikada hekuri.

Policia duke paralajmëruar ka ndërhyrë ndaj një grupi i cili nga rruga 17 në bulevardin “Brooklyn” tentuan të drejtoheshin për në rrugën 5. Mësohet se një grup tjetër i cili duke përfituar nga rrëmuja zhvillua marshimin në një drejtim tjetër.

Në protestën për ngjarjen “Baltimore” të zhvilluar në New York me pjesëmarrjen e qindra personave, mësohet se janë ndaluar mbi 60 protestues.

Lajme të ngjashme

Back to top button