Qindra shtetas të Maqedonisë luftojnë në Siri dhe Irak

Nga vera e 2012 është regjistruar pjesëmarrja e qindra shtetasve të Maqedonisë që luftojnë në Siri dhe Irak, prej të cilëve deri tani janë vrarë 15, në bazë të informacioneve operative të Ministrisë së Brendshme.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska në konferencën kushtuar fenomenit të luftëtarëve të huaj terroriste, që u mbajt në Beograd, thotë se më shqetësuese janë xhihadistët që kthehen në vendlindje, të cilët janë rrezik për ndnonjë aktivitet terrorist në vendet e tyre, në vendet e tranzite ose në vendet e treta, por shqetësuese është fakti se këta individë janë të përfshirë në proceset e indoktrinimit, radikalizmit, rekrutimit dhe dërgimit të më shumë luftëtarëve në po këto luftëra të huaja.

“Të ballafaquar me këto rreziqe të sigurisë, vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë vazhdimisht po përmirëson kapacitetet e saja legjislative dhe institucionale për të marrë masat e nevojshme që të kryej sa më shumë kontrolle kufitare, për të identifikuar terroristët e mundshëm si dhe për ndërprerjen e financimit të tyre”, deklaroi Jankullovska.

Në margjinat e konferencës e cila u ndoq nga ministrat e brendshëm të vendeve të Ballkanit, Ministrja Jankullovska ka takime bilaterale me ministrin e brendshëm serb Nenad Stefanoviq, dhe Zëvendësministrin e Brendshëm të Bullgarisë, Philip Gounev.

Lajme të ngjashme

Back to top button