Maqedonia ka përgjuar edhe Ilir Metën, ja biseda e tij!

Sipas transkripteve nga bisedat e përgjuara që ka shpërndarë LSDM opozitare, në mesin e politikanëve të përgjuar është edhe kryeparlamentari shqiptar Ilir Meta.

Bëhet fjalë për një bisedë mes tij dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, e cila është zhvilluar më 19 nëntor të vitit 2012.

Ja biseda e plotë:

M. TH: Mos po të pengoj?

I.M. : Jo, jo. Tai e pashë. Kërkoj falje, sepse tanie pashë. (paraprakisht M. TH. I ka shkruar një SMS). Si je?

M.TH. Mirë, mirë. Të shtunën do të organizoj një manifestim modest dhe kam dëshirë që të vish. E kam ftuar vetëm Daut Haradinajn dhe ty. Ke mundësi të vish?

I.M.: Në Tteovë?

M.TH: Po, po, rreth orës 4. Nuk do të ftojë askënd tjetër. Kam dëshirë të vish.

I.M.: Do të vij patjetër, do të lë të gjitha obligimet tjera.

M.TH: Falemnderit shumë. Domethënë të shtunën, ora 16.

I.M. Mirupafshim.

Transkriptet poashtu përmbajnë edhe një bisedë të ish ambasadorit shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button