Mot i ndryshueshëm

­ Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e paradites do të ketë paraqitje të reshjeve të shkurtra lokale të shiut, kohë pas kohe me intensitet mesatar. Do të fryjë erë mesatare kryesisht me drejtim veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në nëntë, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri në 23 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e paradites me paraqitje të shiut të shkurtër, kohë pas kohe me intensitet mestar.

Do të fryjë edhe erë e dobët mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 21 gradë Celsius . Gjatë fundjavës së vazhduar festive, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me periudha me diell.

Në orët e pasdites në këto pjesë do të ketë kushte për paraqitje të shiut lokal të shkurtër. Të premten dhe të shtunën do të fryjë edhe erë e përforcuar jugperëndimore veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button