Shikoni si duket LG G4 (Video)

LG G4 është telefoni i parë i cili fokusin kryesor e ka pas tek dizajni, ekrani dhe kamera. G4 vjen i mbështjellë me lëkurë në anën e pasme, gjithashtu ky model ka dhe versione të tjerë të cilët kanë kasa të lëvizshme prej plastike.

LG G4 ka ekran 5.5 inç me rezolucion QHD. LG pretendon se ekrani i ri ka kontrast 50% më të lartë se G3 dhe është 25% më i ndriçuar. Telefoni fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 808 me arkitekturë 64-bit dhe gjatë bërthama, ku dy bërthama janë Cortex-A57 dhe katër Cortex-A53. LG G4 ofron gjithashtu 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

LG G4 mban bateri me kapacitet 3,000mAh dhe mbështet furnizimin me energji nëpërmjet Wireless-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button