Borxhi i Maqedonisë është rritur në një milion euro në ditë

Nga fillimi i vitit deri më tani borxhi i shtetit është rritur për 116 milion euro. Për tre muaj e gjysme qeveria k marrë borxh  352 milion euro borxh ndërsa ka kthyer 236 milion euro. Muajin e kaluar është marrë borxhi më I madh , kur qeveria ka marrë 240 milion euro ndërsa ka kthyer 178 milion dhe vetëm në muajin mars ka rritur borxhin për 62 milion euro, transmeton REL.

Analisti ekonomik Bilall Kasami thotë se që nga fillimi i publikimit të “bombave” të LSDM-së, qeveria sillet si me qenë në kusht të jashtëzakonshme. Sipas tij qeveria paralajmëron harxhime shtesë dhe për këtë patjetër që të hyjnë në borxhe.

“Mendoj së është reflektimi direkt i situatës. Ne shohim se krejt ekipi qeveritar paralajmëron masa të reja të cilët shikuar nga aspekti i buxhetit të shtetit ajo do të thotë më shumë para dhe dalje të reja të parave nga buxheti”, thotë Kasami.

Sipas tij kjo  “gjendje e jashtëzakonshme duhet sa më parë që të përfundojë para se ekonomia e Maqedonisë të vijë në situatë ku nuk ka kthim prapa.

Ish ministri i Ekonomisë Zoran Vitanov thotë se  qeveria me çdo kusht insiston që të mbajë qeverisjen. Kjo tendencë do të thotë një milion euro borxh në ditë për këtë vit.

“Duhet të jenë krejt të pa aftë që të mund ta futni aq në borxh një popull me 2 milion popull ose bëhet fjalë për shpëtimin e kokës me çdo kusht dhe se historia e njerëzimit mbanë mend udhëheqës që kanë ndjekur parimin se pas meje le të fundoset gjithçka”, thotë Vitanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button