Mijatoviq e shqetësuar për valën e kërcënimeve dhe presioneve ndaj mediave

­Përfaqësuesja e OSBE­-së për lirinë e mediave Dunja Mijatoviq reagoi për shkak të disa incidenteve të reja, në të cilat gazetarët iu ekspozuan sulmeve verbale dhe fizike në Maqedoni, që Mijatoviq e quan “valë të kërcënimeve dhe presioneve”.

“Kërcënimet e fundit kundër mediave janë shumë shqetësuese. Mediat duhet të mbeten të lira nga kërcënimet me qëllim që të lejohen zëra të pavarur, kritikë dhe pluralistë në shoqëri. U bëj thirrje autoriteteve t’i hetojnë të gjitha këto sulme”, shkruan në deklaratë Mijatoviq. Nga zyra e Mijatoviq për MIA­n thonë se përfaqësuesja është në kontakt me misionin e OSBE­së në Maqedoni rreth rastit të sulmit verbal ndaj udhëheqësit Janko Iliovski që ndodhi të premten e kaluar para shtëpisë së tij. Sulmi ndaj Iliovskit ndodhi ditën e njëjtë kur para Radios Maqedonia e Lirë, gazetari muzikor Antonio Dimitrievski deklaro se ka qenë i sulmuar nga një aktivist i referendumit për QT Nikolla Naumovski. Në kumtesën më të re Mijatoviq thuhet se reagon për sulmet verbale dhe fizike bërë gazetarëve në Shkup dhe në Manastir, ku gazetari i agjencisë INA Fërgim Demiri është penguar të njoftojë nga ngjarja në Shtëpinë e Kulturës. “Këto incidente vetëm e përmbushin atmosferën e mbytur meidale ku para pak kohe pati arrestime dhe dënime penale të gazetarëve, emërime të gazetarëve si agjentë të huaj dhe kërcënime me vdekje. Ky trend duhet të ndryshohet. Ndarja e dukshme në bashkësinë mediale i rrit këto probleme. Më shumë se kurdo nevojitet solidaritet më i madh mes gazetarëve”, shtoi Mijatoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button