Mot me vranësira dhe reshje të shiut

Moti sot në vendin tonë pritet të jetë me vranësira dhe i ndryshueshëm, vende-vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erë të përforcuar. Reshje më intensive do të ketë në pjesën jugore dhe lindore të vendit ku pritet që të bie edhe breshër.

Temperaturat pritet të sillen prej 4 deri më 11 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri më 26 gradë celsius.

Shkupi pritet të ketë mot të ndryshueshëm, ndërsa pasdite do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erë të përforcuar. Temperatura pritet të sillet prej 7 deri më 24 gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button