Samit BE-Ukrainë në Kiev
Liderët e Bashkimit Evropian do të mbajnë sot një samit në Kiev, me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.
Bisedimet pritet të përqendrohen në statusin e Marrëveshjes së Minskut, e cila parasheh armëpushim në lindje të Ukrainës, si dhe hapa për t’i dhënë fund konfliktit atje.
Armëpushimi ka çuar në shtensionim të dhunës, ndonëse shkelje raportohen si nga separatistët pro-rusë, ashtu edhe nga forcat qeveritare të Ukrainës.
Në takimin e sotëm në Kiev po ashtu pritet të adresohet statusi i reformave ekonomike dhe politike në Ukrainë, si dhe kërkesa e Poroshenkos për paqeruajtës evropianë në lindje./rel/