Erdogan: Qëllimi i intervenimit është rrëzimi i Asadit

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, mbrëmë deklaroi se qëllimi i intervenimit ndërkombëtar ushtarak në Siri është që t’i jepet fund qeverisjes së presidentit  Bashar al Asad.

Deklarata e tij pasoi pasi që presidenti amerikan Barak Obama paralajmëroi se do ta shyqrtojë mundësinë për aksion të kufizuar në Siri, si përgjigje e sulmit të javës së kaluar ndaj paralagjes në Damask me armë kimike.

“Ky nuk mund të jetë intervenim prej 24 orësh. E rëndësishme është që të ndalohet gjakderdhja në Siri dhe të dobësohet regjimi në këtë masë që të tërhiqen. Nëse  kjo do të ishte si në Kosovë, atëherë regjimi sirian nuk do të mund të vazhdojë”, theksoi Erdogan.
Paraprakisht shefi i diplomacisë turke Ahmet Davutogllu citoi se të dhënat sekrete në Ankara që tregojnë se forcat e Asadit janë përgjegjëse për sulmin me armë kimike.

Lajme të ngjashme

Back to top button