Vritet aktivistja për të drejtat e njeriut

Pesë plumba janë zbrazur në trupin e Sabin Mehmud, aktiviste e të drejtave të njeriut në Pakistan.

Mehmud ka marrë këta plumba gjatë kohës sa ishte duke shkuar në banesën e saj. Sipas zëvendësshefit të policisë në Pakistan, Zafar Ikball, viktima ishte duke u kthyer nga një aktivitet dhe dy persona me motoçikletë kanë gjuajtur në drejtim të saj.

Në këtë atentat është plagosur edhe nëna e kësaj aktiviste.

Ndaj Mehmud thuhet se ka pasur shpesh herë kërcënime. Ajo së fundmi kishte kërkuar çarmatosjen e Karaçit, ih-kryeqytetit pakistanez, në afërsi të krahinës së Baloçistanit.

Për rastin ka reaguar edhe kryeministri Navaz Sharif, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button