Gruevski: Realizimi i projektit për Klinikën e re, sipas planit

Ndërtimi i qendrës së re Klinike në Shkup, shkonë mirë dhe sipas planit. Kryeministri, Nikolla Gruevski, informoi se është përfunduar ideja e projektit, por është duke u punuar për projektin kryesor që pritet të përfundojë deri në fund të vitit, ndërsa për dhjetë ditë do të shpallet tender për rrënimin e ndërtesës së re të Klinikës për gjinekologji, ku pritet të ndërtohet qendra e re Klinike.

“Për dhjetë ditë do të shpallet tender për rrënimin e ndërtesës së vjetër të gjinekologjisë në vend të së cilës do të ndërtohet qendra e re klinike. Presim për një muaj e disa ditë të fillojë rrënimi, e cila do të zgjatë prej 3 deri më 4 muaj, diku deri në mesin e muajit janar. Do të punohet ngadalë dhe me kujdes, sepse është objekt në kompleksin e spitaleve dhe klinikave dhe rrënimi nuk guxon të bëhet shpejtë, që mos të kemi pasoja të dëmshme, por sipas standardeve. Sipas planit, pas përfundimit të projektit dhe rrënimit të ndërtesës, do të fillojë ndërtimi i objektit të ri”, deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Ai më tej shtoi se investimi prej 70 milion euro do të jetë një përparim i madh për kushtet, si për mjekët, ashtu edhe për pacientët, por në kohën e njëjtë kjo do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë dhe sektorin e ndërtimtarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button