Zhernovski para qeverisë, njofton për padinë kundër Gruevskit

Kryetari i komunës Qendër para pak çastesh nga ndërtesa e qeverisë porositi kryeministrin Gruevski se i ka bërë padi penale për ngjarjet që ndodhën më 7 qershor 2013 para objektit të komunës qendër, kur simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së tentuan me forcë që të hyjnë në komunë për të ndaluar mbledhjen e këshillit komunal.

Zhernosvki thotë se edhe fëmijët pyesin se si është e mundur që një kryeministër të tentojë që të rreh një kryetar komune.

“Erdha këtu vetë para zyrës tënde që të të tregojë se ngrejë padi penale kundër ty për ngjarjet që ndodhën në komunën Qendër. Për atë që ke bërë ndoshta nuk do të përgjigjesh para këtyre gjykatave, por në një kohë tjetër me siguri se do të përgjigjesh”, tha Zhernovski.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button