Qendra “Racio” sjell librin me afër nxënësve

Kanë përfunduar me sukses aktivitetet e Qendrës Racio për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Librit- 23 prilli. Në Çarshi të Shkupit, gjatë ditës së djeshme dhe sot u organizua Panair i Librit, në të cilën morën pjesë disa Shtëpi Botuese përfshirë këtu edhe Shtëpitë Botuese -Logos-A, Furkan ISM, Libraria e Çarshisë, Interlingua, Shkupi, NUN si dhe Albas nga Tetova. Për hir të kësaj dite këto shtëpi botuese ofruan zbritje për librat e tyre duke filluar prej 20 për qind e deri në 50 për qind.

Kryetari i Qendrës Racio, Fahmi Osmani u shpreh i kënaqur nga rrjedhoja e gjithë këtij aktiviteti duke potencuar, se ky aktivitet nga Qendra Racio organizohet për të tretën herë me radhë.

11156898_868711666543582_140588461_n

“Ideja është që edhe shoqëria jonë të kyçet në trendët dhe zhvillimet botërore. Me këtë aktivitet tregojmë respekt për figurat kolosale që kanë kontribuar në progresin social dhe kulturorë njerëzor, dhe gjithashtu për të inkurajuar brezat e rinj që të zbulojnë kënaqësitë dhe thesaret të cilat i jepen vetëm lexuesit. ”, ka deklaruar kryetari Qendrës Racio, Fahmi Osmani.

Ndërkaq ky aktivitet u begatua jashtëzakonisht shumë ngaqë panairin e librit e vizituan edhe shumë nxënës nga shkollat fillore “Liria”, “Penko” dhe “Hasan Prishtina”. Për kënaqësinë e nxënësve u organizua edhe kuiz argëtues ku nxënësve ju jepej nga një libër për çdo përgjigje të saktë. Përpos kësaj nxënësit morën  edhe nga një libër falas, libra këto të dhuruara nga Shtëpia Botuese Logos-A.

11157942_868711629876919_478603560_n

I tërë aktiviteti u përmbyll me ligjëratën e mbajtur nga profesori Latif Mustafa me temën “Më afër Librit më afër të vërtetës”.

Ai gjatë ligjëratës së tij u fokusua në shpjegimin e simbolikës së librit, afërsinë si koncept lëvizës dinamik, dhe shtresat apo nivelet e përjetimit të së vërtetës. Ai më tutje u fokusua në stadin e parë të përjetimit të së vërtetës që ndërlidhet me njohjen e individit nga ana e tij bazuar në maksimën e vjetër “Njihe Veten”, e cila përshkruhej nga tri etapa kryesore.

“ Etapa e injorancës së përbërë, kur individi nuk e din se nuk din, pra nuk është i vetëdijshëm për injorancën e vet, Injoranca e thjeshtë, me ç’rast individi, e njeh veten por nuk e pranon faktin se është i tillë. Etapa e filleve intelektuale, në këtë fazë individi me vështirësi të mëdha e pranon veten si të tillë dhe fillon përpjekjen për ta ndryshuar dhe krijuar një koncept të ri për botën dhe universin. Kjo është e etapa kur individi shpëton nga obsesioni dhe deprimoni që shkakton ideja e mos-leximi, sesa vetë leximi si proces dhe shfaqja e guximit dhe përgjegjësisë për dije është tejet e fuqishme. Në këtë fazë ai e shtrin aktivitetin e stërvitjes mendore deri në fazën kur bashkon antroposin me kozmosin dhe krijon vizionin antropocentrik”, ka shpjeguar profesor Latif Mustafa.

11122439_868711649876917_1779092354_n

Kjo ligjëratë vetëm se ishte paralajmërim edhe  projektin e ri që do ta organizon Qendra Racio, i cili në vete përmban ligjërata dhe debate të ndryshme, e që ka për qëllim avancimin akademik e të rinjve dhe nxitje e qytetarisë aktive.

Lajme të ngjashme

Back to top button