Mot i ndryshueshëm

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Pasdite do të ketë reshje të dobëta lokale, sidomos në pjesët perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në shtatë, ndërsa e ditës prej 18 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup moti paradite do të jetë me diell, ndërsa pasdite me vranësira me kushte për reshja të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.

Të shtunën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut, ndërsa në dielën do të ketë stabilizim të motit. Në fillim të javës së ardhshme do të ketë reshje të përkohshme të shiut, të cilat lokalisht do të jenë përmbytëse të përcjellura me bubullima.

Lajme të ngjashme

Back to top button