Shefat e diplomacive të Ballkanit Perëndimor në takim të përbashkët në Slloveni

Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë ën Slloveni për tu takuan me ministrat e punëve të jashtme të Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe atë të Italisë.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në samitin vjetor të Bërdos do të diskutohet për perspektivën evropiane të shteteve të rajonit, në mënyrë që të rrisin reformat e nevojshme politike, socio­ekonomike e institucionale për integrim sa më të shpejt në BE.

“Shqetësimet e përbashkëta lidhur me stabilitetin dhe sigurinë e Evropës dhe perspektivat mjedisore do të jenë gjithashtu objekt i diskutimeve të ministrave të jashtëm. Por, pjesë e diskutimeve sikurse edhe në samitet e tjera, do të jetë edhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar, rrjeti infrastrukturor i rajonit dhe rinia e Ballkanit Perëndimor. Në samitin njëditor të Bërdos në Slloveni do të jetë edhe Komisari për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit i BE­së, Johannes Hahn”.

Lajme të ngjashme

Back to top button