Sakrifikimi me “lëpirëse” për interesat e shtetit

Opinionet për vlefshmërinë e raportit janë të ndara në opnionin e  gjërë: BDI-ja, deri më tani nuk ka shfaqur ndonjë interes më të madhe, ndërkohë që për PDSH-në, gjithcka është farsë politike, ndërsa për analistët, kjo lojë mund të jetë një lëpirëse e njelmët për qytetarët.  

Akuzat e ndërsjella lidhur me raportin e komisionit ad hok që vë ne dilemë vlefshmërinë e këtij raporti, do të bëjë të vështirë punën grupit punues për implementimin e tij . Juristët mendojnë se me këtë nuk mund të arrihet deri të marrja e masave për shkelësit e atyre normave që ekzistojnë në raportin e komisionit.

Raporti i Komisionit për zbardhjen e ngjarjeve të “24 dhjetorit”, i cili u arrit javën e kaluar, në Komisionin Evropian dhe në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të dorëzohet vetëm me nënshkrimin e kryetarit të Komisionit, Borçe Davitkovski.

Kjo nënkupton se nënshkrimi i përfaqësuesve të VMRO DPMNE-së të cilët përveç nënshkrimit kishin pohuar se nuk pajtohen me kualifikimet juridike, nuk do të jetë pjesë e kopjes që do të dërgohet në Bruksel.  Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, raportin e nenshkruar nga përfaqesuesit e VMRO-së e konsideron si kapitullim të tyre, ndërsa Ilija Dimovksi autor i këtij nënshkrimi me  fjalë shtesë e vlerësone këtë vetëm si një lëpirse për opozitën.

Opinionet rreth validitetit të raportit të nënshkruar janë të ndara në opnionin e  gjërë: BDI-ja, deri më tani nuk ka shfaqur ndonjë interes më të madhe, duke e cilësuar raportin më shumë si cështje në mesë pozitës dhe opozitës maqedonase.

Përfaqësuesit e PDSH-së e kanë arsyetuar mospjesëmarrjen e tyre, duke e cilësuar krizën politike maqedonase si një farsë politike.

Koordinatori i PDSH-së, Imer Aliu e konsideron gjithë debatin për raportin si një lojë që pushteti dhe opozita nga blloku maqedonas kanë krijuar e pastaj i kanë zgjidhur dhe presin përgjigje pozitive nga Brukseli, deklaroi koordinatori i PDSH-së.

Grupi punues duhet ti implementojë  njëmbëdhjetë rekomandimet e raportit për ngjarjet e “ 24 dhjetorit”. Deri më tani shijes së një njelmët të lëpirëses së VMRO-së, i ka ikur vetëm PDSH-ja, pasi ajo nuk mori pjesë ne këtë grup të punës .Sipas disa analistëve debate i nxehtë do të  vazhdojë edhe në të ardhmen për implementimin e  raportit. Profesori universitar, Salajdin Saliu mendon se partia në pushtet herët nxori manipulimet me komisionin dhe përfaqësuesit e vetë në komisionin ad hok. Sipas tij ,tani do të mvaret implementimi I raportit që është po aq i rëndësishëm për faktorin ndërkombëtarë. Saliu thotë se në të ardhmen do të shihet nëse kjo do ët jetë një lëpirëse e njelmët për qytetarët.

Juristi, Osman Kadriu ,thotë se  së pari me ndikimin e faktorit të  jashtëm raporti u nënshkrua edhe pse  tash të dyja palët nuk dakordohen për kualifikimet juridike. Për zbatimin e tyre është kompetent parlamenti iI cili nenkuptonë edhe marrjen e masave konkrete. Në raport pranohet se me 24 dhjetor është shkelur kushtetuta, ligji dhe rregullorja e parlamentit. Osman Kadriu, thotë: “ tani përvec implementimit te rekomandimeve të raportit, duhet të merren edhe masa konkrete për  ngjarjet e dhjetorit” Ai mendojnë se puna grupit punues nuk do të mund të funksionojë dhe si pasojë nuk do të ketë kurrfarë mase për ngjarjet e “24 Dhjetorit”./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button