Pavle Trajanov paralajmëron mundësinë e përkeqësimit të situatës

Lidhja Demokratike  e Pavle Trajanovit paralajmëron mundësinë e destabilizimi dhe përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike në shtet.

LD kërkon që rasti i Gushincës të mos keqpërdoret dhe keqinterpretohet në kohën kur ende nuk ka informata të sakta rreth ngjarjes së djeshme.

“Në mungesë të informatave të vërtetuara për ngjarjen në rajonin e Likovës, Lidhja Demokratike paralajmëron skenarë të mundshme dhe tentativë për destabilizim të shtetit, si dhe prishje të marrëdhënieve ndëretnike. Lidhja Demokratike kërkon që opinioni të informohet në kohë dhe në mënyrë objektive, duke mos e përdorur këtë rast për konfrontim politik apo manipulim mediatik me qytetarët. LD-ja këmbëngul që shërbimet e sigurisë në shtet, të veprojnë dhe të garantojnë sigurinë dhe integritetin e shtetit”, thonë nga LD-ja.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button