Kreu shtetëror diskuton për ngjarjen në Goshincë, bën thirrje për sjellje të përgjegjshme

Kreu shtetëror në mbledhjen e mbrëmshme te presidenti Gjorge Ivanov e dënoi incidentin e kufirit verior të Republikës së Maqedonisë dhe konstaton se institucionet kompetente ti ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme dhe aktivitetet për zbardhjen e tij, për gjetjen e autorëve dhe sanksionimin e tyre.

Njëherit, kreu shtetëror bën thirrje për sjellje të përgjegjshme të të gjithë faktorëve shoqërorë dhe ngjarja të mos keqpërdoret në çfarëdo lloj qëllimesh.

Kjo thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit Ivanov i cili konvokoi mbledhje, në të cilën institucionet nga fusha e mbrojtjes, sigurisë dhe zbulimit kanë informuar për incidentin në rajonin e Likovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button