Qendra “Racio” organizon Panairin e Librit në Çarshi të Shkupit

Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio”, po  vazhdon traditën e saj që në radhë të parë të organizoj aktivitete që janë ngushtë të lidhura me edukimin, kulturën, emancipimin dhe ndriçimin e rrugës së shoqërisë.

Si dy vitet e kaluara edhe këtë vit, Qendra Racio, për hir të Ditës Botërore të Librit, në Çarshi të Shkupit do të organizojë aktivitetet për shënimin e saj.

Nën moton “Më afër Librit, më afër të Vërtetës!”, aktivistët e Qendrës Racio, në zemër të Çarshisë së Shkupit, filluan Panairin e Librit, në të cilin, librat e tyre i kanë ekspozuar shumë shtëpi botuese, duke filluar nga Shtëpia Botuese: Logos-A, Furkan ISM, Libraria e Çarshisë, Shkupi, NUN si dhe shtëpia Albas nga Tetova. Si asnjëherë më parë, këta Shtëpi Botuese në bashkëpunim me Qendrën Racio, për tituj e tyre ofrojnë zbritje madje deri në 50 përqind.

Koordinatorja e këtij projekti, Suhela Hasallari, tha se Paniari i Librit ka filluar nga ora e dhjetë ndërsa sot do të zgjasë deri në orën 18:00 ndërsa Panair të Librit do të ketë edhe nesër.

“Shënimi i Ditës Botërore të Librit në Çarshi të Vjetër tani më është një aktivitet i njohur tek popullata shqiptare dhe këtë e dëshmon edhe interesimi i njerëzve për të blerë libra. Mundësitë janë shumë të mëdha, kemi libra nga shumë shtëpi botuese të cilët japin lirim të jashtëzakonshëm për librat e tyre. Andaj nuk duhet ta humbisni këtë mundësi që të na vizitoni dhe të merrni ndonjë libër. Këtë punë ne e bëjmë në mënyrë vullnetare dhe kjo paraqet një kënaqësi të jashtëzakonshëm për ne”, është shprehur koordinatorja e këtij aktiviteti Suhela Hasallari.

Panairi i Librit, përfundon nesër me organizimin e një ligjërate që do të mbahet me fillim prej orës 16:00, në lokalet e Qendrës Racio, në Çarshi të Vjetër, ndërsa ligjërues do të jetë Latif Mustafa.

Njëherësh kjo ligjëratë është edhe paralajmërim për projektin e ri të Qendrës Racio, i cili në vete përmban cikle të ligjëratave të ndryshme dhe debateve.

11117470_868011343280281_426408934_n

11117950_868011246613624_842907767_n

11160380_868011416613607_964017096_n

Lajme të ngjashme

Back to top button