BDI me kumtesë reagon për incidentin në polici
Pas incidentit në fshatin Gushincë të Likovës, partia Bshkimi Demokratik për Integrim doli me komunikatë duke ftuar qytetarët që të mos te shqetësohen dhe mos te bien pre e provokimeve të tilla.
“BDI vlerëson që incidenti i ndodhur në Gushincë është akt që dëmton agjendën e shqiptarëve në Maqedoni në veçanti dhe atë kombëtare në përgjithësi.
BDI fton qytetarët që të mos te shqetësohen dhe mos te bien pre e provokimeve të tilla dhe siguron qytetarët që këto incidente nuk do të na zhvendosin nga agjenda dhe aktivitetet tona të përcaktuara.
Kërkojmë nga institucionet kompetente që të marrin përgjegjësi për të garantuar siguri për qytetarët dhe sa më parë të zbardhin këtë rast. Njëkohësisht kërkojmë intensifikimin e bashkëpunimit rajonal për garantimin e stabilitetit dhe zvogëlimin e hapësirave për veprim të grupeve që kanë për qëllim pengimin e realizimit te agjendave të integrimit dhe pajtimit.” kumtoi BDI.
LEXO: Kotevski për sulmin e policisë: Akt terrorist në Likovë nga UÇK-ja
LEXO: Stacioni policor në Gushnicë është okupuar nga persona të armatosur
LEXO: Zymberi: Ngjarja në Gushincë, lojë e fëlliqur e Gruevskit që e bëri me amator
LEXO: Selmani: Nuk ka asnjë bazë për konflikt etnik në Maqedoni
Jepno DORÈHEQJE!!!