1.8 milionë emigrantë dynden nga Turqia drejt Europës
Greqia ka lëshuar alarmin se rreth 1.8 milionë emigrantë dynden nga Turqia në drejtim të Europës.
Deklaratat janë bërë nga kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar sot me homologun italian Matteo Renzi.
“Emigrantët kalojnë nga Greqia për në vendet e BE. U bëj apel qeverive të vendeve të BE të marrin masa urgjente për çështjen e emigrantëve. Duhet plan koherent për adresimin e krizës humanitare”, tha Cipras.