Të jetuarit në mënyrën e duhur

Nëse jeton realiteti atëherë është ai që të mbanë me këmbë në tokë. Por në fakt ka disa gjëra të skajshme shumë të rralla ku në mendjen e tyre në bashkëpunim me dëshirat që kërkohen nga zemra arrihet të përdhoset realiteti duke u shumëzuar gjithçka me zero.

Fantazitë arrijnë të të krijojnë në një mënyrë halucinacione dhe të bëjnë të vetëdijshëm për gjërat që bën. Ndoshta është shumë e bukur, bota që na pëlqen t’a jetojmë sipas interesit tonë duke fantazuar me gjërat që ja vlen t’i thuash dhe t’i kesh. Ja pse unë jetoj ,por kjo është absolutisht e pamundur. Bota është krijuar me rregulla nga më të ndryshmet dhe duhet gjithmonë të përmbahesh në kufijtë që të janë caktuar, nëse i injoron atëherë, pëson…!!!

Është e vërtet shprehja “Rregullat janë krijuar për tu thyer” por nëse thyhen deri në atë pikë sa “kupa nuk mban më ujë “ atëherë nuk është e lehtë për të shpëtuar pa u lagur nga gjërat e kota që mund të kesh bërë pa dashur ose ndoshta me qëllim të plotë. Një njeri është shembull konkret i thyerjes së çdo rregulli të mundshëm që mund të ekzistojnë. Arrin të imagjinojë në mënyrën që atij i pëlqen dhe e jeton botën si një fushë me lule ku gjithmonë, është, ai del fitimtar me hiperbolizimet që ai arrin t’i shpik…!!!

Jo çdo kush është zotërues i mirë i imagjinatës por ama janë zotërues të mirë të realitetit dhe kjo është etiketimi i të jetuarit në mënyrën e duhur pa marrëzira të tepërta.

Lajme të ngjashme

Back to top button