Mot me diell, nga java e ardhshme ulje të temperaturave

­ Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e kohëpaskohshme e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri në shtatë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri në 28 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë mesatare të kohëpaskohshme jugperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Të shtunën moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa nga fundi i ditës do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile lokale të përcjella me shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Nata drejt të dielës do të jetë më e ftohtë dhe do të shkaktojë ulje të shpejtë të temperaturës ku do të fryjë edhe erë mesatare e kohëpaskohshme e përforcuar nga drejtimi verior. Javën e ardhshme do të kemi mot me vranësira dhe më të ftohtë për këtë periudhë të vitit me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut

Lajme të ngjashme

Back to top button