Greqi, protesta kundër “Agimit të Artë” pas vrasjes së këngëtarit

Protesta të dhunshme kanë nisur në disa qytete greke pasi disa anëtarë të partisë “Agimi i Artë” vranë një këngëtar anti-fashist grek. 

Protestuesit në Selanik janë përplasur me policinë duke mbajtur në duar parulla anti-fashiste.

34-vjeçari Pavlos Fyssas, vdiq në spital pasi u godit me thikë brenda ambienteve të një kafeneje në Keratsini, në pjesën perëndimore të Athinës.

Agresorët të cilët e goditën viktimën dy herë në gjoks, u arrestuan menjëherë nga policia. Kjo e fundit gjeti si dëshmi, thikën e gjakosur në një automjet aty pranë.

Kryeministri Samaras ka deklaruar se do të përdorë kompetencat ligjore për ta goditur partinë ekstremiste.
Zëvendëskryeministri Evangelos Venizelos, deklaroi se “ ‘Agmi i Artë’ ka kaluar tashmë çdo limit”, transmeton gazeta Start

“Agimi i artë” i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se ngjarja po përdoret politikisht. 

Lajme të ngjashme

Back to top button