Ahmeti luan rolin e vëllait te vogël me grekët

Gjatë takimit të djeshëm të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me ambasadorin grek mysafiri i tij tregoi për rëndësinë e vizitës së Ahmetit në Athinë, duke treguar edhe për trajtimin që i është bërë gjatë prezantimit në parlamentin grek të Venizellos për takimin me Ahmetin.

Takimet me palën greke nga ana e Ali Ahmetit,  konsiderohen nga analistë shqiptarë si të pavlera përballë një problemi kaq kompleks siç është çështja e emrit, ndërkohë që analistë maqedonas dhe përfaqësues të ish korit diplomatik, i vlerësojnë këto takime si një dobësi për diplomacinë maqedonase.

Alajadin Demiri i konsideron si të pakuptimta takimet e Ahmetit, sepse sipas tij, nuk prodhojnë asgjë produktive. 

“Është pak e mundur që BDI-ja, ta hap at “dritare të vogël” prej ku do të fillonin negociatat, prandaj këto veprime më shumë më duken veprime për poenë  politik të brendshëm. Nga ana tjetër, kjo u konvenon grekëve sepse e len atë “dritare të vogël” për bisedime dhe u jep atyre material për të thënë: ja ne bisedojmë me palën maqedonase por nuk ndodh asgjë andej”, thotë Demiri.

Sipas tij, VMRO ka rol më perfid në këtë situatë, e luan rolin e vëllait të madh i cili e dëgjon të voglin ta provojë terrenin dhe më pas ai të del në fuqi. 

“Me këtë VMRO mendon se i forcon pozitat e veta gjatë negociatave eventuale por realisht ndodh e kundërta. Ata e nxjerrin BDI sikur më të interesuar për këtë çështje, ata e luajnë rolin e muskujve të fortë që duhet dikush tjetër t’ia çel rrugën” thotë Alajdin Demiri.

Diplomati i njohur dhe ish ambasadori, Nano Ruzhin, akuzon politikën nacionaliste të kryeministrit Gruevski për ngurtësimin e pozicioneve në bisedimet për emrin.

“E gjithë ajo retorikë që unë e quaj nacionaliste ndërsa disa e quajnë patriotizëm, që e ka ushqyer popullin, tani i është kthyer si bumerang sepse Greqia reagoi dhe kjo Qeveri e tyre për dallim nga ajo e Papandreut nuk toleron më gjeste të tilla: maqedonizim, antiukuizim, aleksandrizim. Samaras dhe qeveria e tij e ka tani parasysh se Gruevski shpërndan nacionalizëm”, thotë Nano Ruzhin.

Në pozita të tilla, thotë ai krijohet mundësia e aktiviteteve diplomatike te niveleve më të ulëta, që tregojnë për dobësitë e diplomacisë maqedonase.
“Iniciativat e BDI-së u hapën si rezultat i politikes së mbyllur të Qeverisë së Maqedonisë. Ahmeti deri më tani nuk ka treguar një gatishmëri të tillë.  Edhe pse në fillim ambiciet diplomatike  të tij nuk ishin të mëdha, ndoshta mendonte se me diplomaci nuk mund të fitohet në politikën e brendshme, megjithatë edhe nënë ndikimin e  miqve të tij të jashtëm dhe këshilltarëve të tij, filloi të ndërmarre aktivitete të jashtme të cilët në anën tjetër nuk duhet të kuptohen negativisht në kuptimin se relativizojnë  marrëdhëniet me fqinjët. Çdo dialog, nga politikanë, intelektual, nga organizatat joqeveritare është i mirëseardhur me një fqinjë me te cilin keni probleme”, thotë Nano Ruzhin. 

I gjithë ky aktivitet diplomatik, duke shtuar edhe indikacionet e takimit me ambasadorin grek, për Nano Ruzhin, kanë edhe efektin e vetë negativ përballë seriozitetit të problemit dhe kontradiktat e porosive politike që përfaqësuesit politik maqedon dërgojnë në Bruksel.

“Kontaktet e tilla duke mos u shoqëruar me kontaktet e nivelit diplomatik, praktikisht është dobësia e madhe e diplomacisë maqedonase. Në ato takime nuk është lejuar të mare pjesë as ambasadori i Maqedonisë, kjo do të thotë se Ali Ahmeti i mbajti leksion të mirë diplomacisë maqedonase. Mbajtja konstante e raporteve të tilla diplomatike të Ali Ahmetit mund të relativizojë atë tendosje, por nga ana tjetër është mirë që të shoqërohet me funksionar të lart të diplomacisë”, thotë Nano Ruzhin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button