LSDM me “12 bomba” nëpër Maqedoni, të parat në Ohër dhe Shtip

Prezantimin e bisedave të përgjuara LSDM-ja do ta përqendroj nëpër qytetet e Maqedonisë. Sipas burimeve të “Meta-s” të enjten “bomba” e 20-të do të shkrepet në Ohër, ku do të ketë edhe marsh ndërsa të shtunën në Shtip.

“Në detin e aktiviteteve kriminale dhe keqpërdorimeve zgjedhore si dhe manipulimeve të VMRO DPMNE-së në Ohër dhe Shtip, liderët lokal të LSDM në këto dy qytete do të kenë mundësi të zgjedhin se çfarë do të prezantojnë para opinionit, thotë një anëtarë i lartë i partisë opozitare.

Javën tjetër sipas paralajmërimeve, “bomba” do të shkrepen në Veles dhe Tetovë.

Siç thonë nga LSDM, pas prezantimit të “bombave” në 12 qytete më të mëdha në vend, “bomba” do të ketë edhe në qytetet më të vogla, për çka në mënyrë shtesë do të bëhet agjenda.

Lajme të ngjashme

Back to top button